Shqiptaro-amerikani Mhill Gjuraj nderohet me mirënjohje nga kryetari i Pejës

10 janar 2020 | 12:28

Kryetari i Komunës së Pejës, Gamend Muhaxheri, ka nderuar me mirënjohje veprimtarin, aktivistin, humanistin dhe biznesmenin shqiptaro-amerikan , Mhill Gjuraj, për kontributin e tij për çështjen kombëtare.

“Kontributi i shqiptaro-amerikanëve në përgjithësi është i jashtëzakonshëm, dhe këtu duhet përmendur z. Mhill Gjuraj, humanistin, biznesmenin dhe atdhetarin e devotshëm të çështjes kombëtare, i cili në çdo kohë është i gatshëm që të ndihmoj Kosovën dhe qytetarët pa dallim”, ka thënë Muhaxheri.

Po ashtu, ai ka thënë se njerëzit si Gjuraj, lënë në kujtesë vepra jetësore, të cilat janë gjithmonë në shërbim të atdheut.

Ndërsa shqiptaro-amerikani Mhill Gjuraj, e ka falënderuar kryetarin Muhaxheri për mirënjohjen e dhënë, duke theksuar se ndjehet i nderuar për këtë shpërblim.

“E falënderoj shumë kryetarin Muhaxheri për mirënjohjen, dhe dua të them se gjithmonë do të jem zëri i atdheut kudo që të jetë nevoja. Kosova është vendi ynë dhe jemi në shërim të atdheut në çdo kohë”, është shprehur Gjuraj, duke falënderuar Amerikën për çdo gjë që ka bërë për shtetin e Kosovës.

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka thënë Gjuraj.

Gjuraj ishte mbështetës i veprimtarive me interes nacional kudo në Amerikë, duke përfshirë Fondin e Qeverisë së Kosovës e Fondin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, Lulzim Peci, përmes një…