Shqiptaro-amerikanja dr. Antigona Gashi viziton PDK-në, Reçica: Krenar me sukseset e të rinjve tanë në mërgatë
Partia Demokratike e Kosovës për të dytin vitë më radhë po pret në selinë e saj bashkatdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore dhe Amerikë. Shefi i Departamentit për Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ka njoftuar se në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, ka pritur në një vizitë të veçantë shqiptaro-amerikanen nga New York, Dr. Antigona Gashi.
“Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, isha shumë i nderuar ta prisja në vizitë shqiptaro-amerikanen nga Neë York, Dr. Antigona Gashi”, ka shkruar deputeti Reçica.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, isha shumë i nderuar ta prisja në vizitë shqiptaro-amerikanen nga Neë York, Dr. Antigona Gashi.
Antigona këtë vit ka doktoruar në Universitetin Charleston’s, në fushën për Lidership dhe Drejtësi, studimet për master i ka të mbaruara në SHBA, në fushën e sigurisë. Të rejat dhe të rinjtë tanë në mërgatë vërtetë po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në fusha të ndryshme, aq më shumë kur përveç kontributit të tyre për komunitetin ku jetojnë, nuk e harrojnë edhe vendin e origjinës, dhe dëshirën e madhe për të dhënë kontributin për të.
Me Dr. Antigonën u pajtuam për fillimin e bashkëpunimit në interes të vendit dhe të mërgatës sonë që gjithnjë e më shumë po fuqizohet në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Familjes Gashi në New York, i urojmë për sukseset e Dr. Antigonës.