Shqiptohen 176 kundërvajtje trafiku në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 176 kundërvajtje, prej të cilave 46 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 18 sanksione për ngasjen e automjetit pa patent shoferi dhe tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Siç informoi MPB, poashtu janë shqiptuar edhe nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara.
Nga MPB paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.