Shqiptohen 468 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat kundër Covidit

05 janar 2022 | 12:03

Vetëm për një ditë policia ka shqiptuar 468 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i përfillën masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht varianti i ri “Omicron” Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave të gjithë personat mbi 12-vjeç do të duhet të ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me transport publik apo edhe atij privat si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

Nga 3 janari sipas masave të qeverisë të marra në fillim të dhjetorit, në Kosovë nuk do të lejohen të hynë qytetarët të cilët nuk kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covidit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinat kundër Covid-19…