Shqiptohen 483 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat anti-Covid
29 janar 2022
| 10:25
Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk po respektojnë masat anti-Covid.
Vetëm për një ditë policia shqiptoi 483 gjoba për qytetarët të cilët nuk i përfillën masat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit ka raportuar oër katër vdekje si dhe 3,617 raste të reja të infektimit me Covid-19.
Këto raste pozitive dolën si rezultat i testimit të 13,928 mostrave.
Nga kjo shifër i bie se 25.96 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen Covid-19.
Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 1,344 pacientë.
Aktualisht në Kosovë janë 31,021 raste aktive me koronavirus.