Shqiptohen gjoba për shkelje të orarit dhe prishje të qetësisë publike në kryeqytet

26 prill 2025 | 18:44

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se inspektorati i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë, ka realizuar mbrëmë një aksion të përbashkët në terren, me fokus kontrollin e respektimit të orarit të punës nga subjektet afariste.

“Gjatë inspektimeve janë identifikuar disa lokale që vepronin jashtë orarit të lejuar, duke shkelur rregullat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”.

“Në mesin e tyre, u evidentuan edhe lokale ku zhvillohej bixhoz ilegal, për çka janë shqiptuar gjoba konform ligjit! Kjo është hera e tretë gjatë muajit prill që shqiptohen gjoba për shkelje të tilla”, ka njoftuar kryetari Rama.,

Inspektorati i Kryeqytetit thekson se do të veprojë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që shkel ligjin dhe cenon sigurinë e qytetarëve. “Kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë të intensifikuar edhe në ditët në vijim”, thekson Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të gjashtën herë me radhë, deputetët nuk kanë arritur…