Shqiptohen mbi 1 000 gjoba për shoferët që përdoren telefonin gjatë ngasjes

01 korrik 2021 | 13:03

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, që nga data 21 qershor 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes.

Në kuadër të këtij plani, deri sot janë shqiptuar 1 198 gjoba për këtë lloj kundërvajtje, raporton “Epoka e re”.

“Janë shqiptuar 129 tiketa, – masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.
Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy sezonesh, Franck Ribery nuk do të jetë më…