Shqiptohen mbi 350 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat kundër Covidit

03 janar 2022 | 13:56

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat kundër Covidit.

Për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, Policia e Kosovës ka shqiptuar 355 gjoba ndaj qytetarëve.

Ndërsa të shtunën ka pasur më pak gjoba.

Të shtunën siç ka njoftuar policia janë shqitura gjoba ndaj 186 qytetarëve.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht varianti i ri “Omicron”, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave të gjithë personat mbi 12-vjeç do të duhet të ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me jete transportit publik apo edhe atij privat si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

E nga sot, 3 janar sipas masave të Qeverisë të marra në fillim të dhjetorit, në Kosovë nuk do të lejohen të hynë qytetarët të cilët nuk kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covidit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi një plumb qorr ka goditur dritaren e banesës ku…