Shqyrtohen mbi 4 000 kërkesa për leje qëndrim në Kosovë

24 shtator 2020 | 16:27

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të enjten ka vizituar Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë punën e këtij Divizioni, i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e aplikimeve për shtetësi.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, ministri Veliu u njoftua me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurua që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim, raporton “Epoka e re”.

Image preview

Gjatë vitit 2019 ky Divizion ka shqyrtuar 6 800 kërkesa për leje qëndrim dhe 1 444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani, në vitin 2020, ka shqyrtuar mbi 4 000 kërkesa për leje qëndrim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit…