Shqyrtohet projekt-rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil
Në vazhdën e diskutimeve publike, është shqyrtuar “Projekt-rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil” në takimin e Asociacionit të Komunave me Kolegjiumin e Menaxherëve të Personelit në komuna, me qëllim të shqyrtimit të rregullores dhe dhënies së rekomandimeve.
Duke pasur parasysh se edhe Ligji për zyrtarët publik është në procedurë të ndryshimit, nënkuptohej se edhe rregullorja do të kishte ndryshimet e saja, me të cilat ndryshime menaxherët e komunave nuk u pajtuan ngase konsideruan se janë bërë lëshime ose nuk është trajtuar në nivelin e duhur rregullimi i personelit në nivelin lokal.
Ligji i zyrtarëve publik ka ngarkuar me punë shtesë zyrat e personelit nëpër komuna, për dallim nga niveli qendror që procedurat e personelit i zhvillon vetëm një ministri përkatëse respektivisht Departamenti i Zyrtarëve Publik për të gjitha ministritë e linjës, kurse në komunë zyra e personelit i zhvillon të gjitha procedurat për zyrtarët civil dhe publik, ndërkaq menaxheri i personelit është shërbyesi civil më i lartë në Komunës.
Pozita e menaxherit të personelit është paraparë si pozitë e veçantë edhe në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe përgjegjësitë që i ka dhënë Ligji për zyrtarët publik, e kategorizojnë në nivelit menaxhues të mesëm, dhe kjo kërkesë duhet të trajtohet nga ana e ministrisë e cila e ka hartuar Projekt-rregulloren.
Po ashtu kishte edhe vërejtje tjera të cilat janë dhënë në nene të caktuara dhe është kërkuar sqarim pasi ndryshimet e bëra duhet arsyetuar sipas ecurive të kohës dhe zhvillimit të administratës.
AKK-ja do të i drejtohet me shkrim me të gjitha kërkesat rekomandimet dhe vërejtjet e paraqitura nga menaxherët e personelit ministrisë sponzorizuese të projekt-rregullores dhe do të kërkojë që të merren parasysh rekomandimet tona pasi janë të argumentuara dhe të arsyetuara sipas përgjegjësive dhe gamës së punës së personelit nëpër komuna.