Shqyrtohet projektligji për rini dhe ai për sport

21 maj 2024 | 16:11

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport i drejtuar nga Ardian Gola, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan Projektligji për Rini dhe Projektligji për Sport.

Në këtë mbledhje, grupet punuese, për të dy projektligjet e shqyrtuara paraqitën raportet me amendamentet e propozuara. Pas shqyrtimit, anëtarët e komisionit miratuan Projektligjin për Rininë, si dhe Projektligjin për Sport.

Ndërkaq, shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-116, shtyhet për mbledhjen e radhës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pretendimi i kryeministrit Albin Kurti se për katër vite janë…