SHSK dhe MPB diskutime për uljen e numrit të mjeteve motorike
29 janar 2018
| 20:36
Sami Mazreku nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Selami Shkodra.
Sipas një njoftimi në Facebook, në këtë takim u bisedua për uljen e numrit të lartë të mjeteve motorike.
Ky është postimi i plotë:
Takim pune me z. Selami Shkodra – Zevendesministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. U bisedua lidhur me masat që do të ndërmerren nga Ministria e Punëve ëe Brendshme dhe Shoqata e Sigurimeve te Kosovës për uljen e numrit te larte te mjeteve motorike për te cilat nuk është kontraktuar sigurimi i detyrueshëm nga autopergjegjësia.