ShSKUK: 86 pacientë po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

05 korrik 2021 | 13:53

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë.

Sipas raportit të punës për datën 5 korrik 2021, 33 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.

Raporti i plotë:

Në QKUK janë të shtrirë 64 pacientë:

14 të konfirmuar me COVID-19

44 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

19 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nekroza avaskulare ( AVN ), vdekja e indeve të kockave…