SHSKUK e nënshkruan kontratën e re për furnizim me NaCl me “DreniPharm”

26 mars 2025 | 15:47

SHSKUK e ka nënshkruar kontratën e re për furnizim me NaCl me kompaninë “DreniPharm” në vlerë mbi 820 mijë Euro.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar e ka nënshkruar kontratën e re për furnizim me tretësirë fiziologjike NaCl, shkruan Gazeta Shneta.

Kontrata me vlerë 820,701 Euro është nënshkruar me kompaninë “DreniPharm”.

Kontrata do të zgjas dy vite dhe sasia e planifikuar është 1,391,020 copë tretësirë injektuese 0.9% 500mL. Ky produkt me origjinë nga India është prodhim i kompanisë Otsuka nga Japonia.

SHSKUK në javët e fundit ka qenë në krizë për shkak të mungesës së furnizimit me NaCl, edhe pse kishte pasur kontratë me kompaninë “Exclusive”. Për shkak të mungesës javën e kaluar janë anuluar pesë operacione në Spitalin e Mitrovicës. /Gazeta Shneta/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi Rusinë sot…