ShSKUK: Furnizimi me masa mbrojtëse për punëtorët është i mirë

20 korrik 2020 | 14:37

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se përkundër rritjes së numrit të rasteve që po trajtohen me Covid-19, edhe rritjes së kërkesave nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, furnzimi me material shpenzues dhe masa mbrojtëse për stafin shëndetësorë, përfshirë edhe dorëzat, është i mirë.

“ShSKUK në bashkëpunim me Departamentin Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, së fundmi është furnizuar me sasi shtesë të masave mbrojtëse, të cilat përmes Shërbimit Farmaceutik në ShSKUK janë shpërndarë për klinikat që po trajtojnë rastet Covid, por edhe spitalet e përgjithshme. Po ashtu, ShSKUK është e furnizuar me barnat themelore që nevojiten për trajtim të rasteve me Covid-19”, është thënë në njoftimin e këtij shërbimi.

ShSKUK-ja ka tregua se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të vazhdojë të furnizojë me masa mbrojtëse klinikat dhe spitalet e përgjithshme. “ShSKUK falënderon të gjithë mjekët, infermierët dhe punëtorët tjerë mbështetës që përkundër mbingarkesës së madhe janë duke ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e dyshuar dhe konfirmuarme Covid-19”, është thënë në njoftimin e ShSKUK-së.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës për…