ShSKUK: Gjashtë pacientë po trajtohen për COVID-19
17 prill 2022
| 09:42
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë me dije se tre pacientë pozitivë me Covid-19 dhe tre të tjerë post Covid janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së, katër nga këta janë në oksigjenoterapi.
Raporti sipas klinikave:
Klinika Infektive, katër pacientë;
Spitali i Gjakovës, dy pacientë.