
SHSKUK hap konkurs për infermierë, mami, laborantë, teknikë dhe logoped
13 gusht 2021
| 14:14
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka hapur konkurs për 51 pozita të lira pune në klinikat e QKUK-së.
Në konkurs kërkohen 20 infermierë me diplomë Bachellor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 2 infermiere të Pediatrisë me shkollë të mesme, shkruan Gazeta Shneta.
Po ashtu janë hapur vende të lira të punës për katër mami me shkollë të mesme, 3 laborantë mjekësor Bachellor për mikrobiologji klinike, tre laborantë Bachellor për biokimi, 2 teknikë për RTG me Bachellor dhe 2 logoped.
Konkursi është i hapur për 30 ditë, ndërsa pas kësaj periudhe hapet edhe afati 8 ditor për pranimin e aplikacioneve.
Konkursin e plotë mund ta shihni këtu: