ShSKUK-ja: 136 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 136 pacientë.
Sipas raportit të ShSKUK-së nga 136 pacientë, 58 janë të konfirmuar me Covid-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 96 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë, ku një prej tyre është në gjendje të rënduar,
28 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 71 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 25 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 48 pacientë:
30 të konfirmuar pozitivë
25 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë