ShSKUK-ja: 306 pacientë me Covid-19, prej tyre 11 janë të intubuar
14 korrik 2020
| 15:58
Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe shtatë spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë.
Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19.
Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.
Pacientë të konfirmuar me Covid-19:
Klinika Infektive, 96 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 50 pacientë
Anestezioni/Mjekësia Sportive, 21 pacientë
Spitali i Prizrenit, 31 pacientë
Spitali i Gjakovës, 33 pacientë
Spitali i Pejës, 43 pacientë
Spitali i Ferizajt, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 17 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë