
ShSKUK-ja dënon sulmin fizik ndaj infermierit R.U
20 shtator 2021
| 14:42
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka dënuar sulmin ndaj infermierit R.U në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve.
“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme. Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten më”, ka njoftuar ShSKUK-ja.