ShSKUK-ja dënon sulmin fizik ndaj punëtorit të spitalit të Gjakovës

04 gusht 2021 | 12:48

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka dënuar sulmin fizik ndaj punëtorit të spitalit të Gjakovës.

“ShSKUK-ja dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së në “Facebook”.

Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës, ShSKUK-ja i konsideron si shqetësuese dhe të papranueshme.

ShSKUK-ja ka ftuar organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryerësit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten më.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Kamberi bën një tjetër hap mbrapa në karrierën e…