ShSKUK-ja dënon sulmin fizik ndaj stafit të Klinikës së Pulmologjisë
18 prill 2021
| 12:06
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, është njoftuar nga Klinika e Pulmologjisë, se dje derisa po ofronin kujdesin shëndetësorë për pacientët, rreth orës 16:00, në vendin e tyre të punës, nga ana e një familjari, janë sulmuar fizikisht, mjeku, G.H dhe infermierja, T.N.
“ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj stafi shëndetësorë, i cili ishte duke trajtuar rastet me Covid-19, në Klinikën e Pulmologjisë, duke kërkuar nga organet kompetente që sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.