ShSKUK-ja dhe FSK-ja intensifikojnë bashkëpunimin
13 dhjetor 2019
| 13:13
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(ShSKUK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre.
Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka pritur në takim, gjeneral Shkelzen Syla nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me të cilin ka biseduar lidhur me intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet ShSKUK-së dhe FSK-së.
Gjatë takimit, dy palët u pajtuan të lidhin një memorandum të bashkëpunimit në të cilin do të specifikohen fushat në të cilat do të fillojë bashkëpunimi.
/Epoka e re/