SHSKUK-ja dhe FSK-ja me memorandum të bashkëpunimit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët bashkëpunimi.
Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar ndërmjet Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës( QMFSK) dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Memorandumin e nënshkruan dr. Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK dhe dr. Shkelzen Syla, drejtor i QMFSK-së, në prani të zëvëndëskomandantit të FSK, gjeneral Enver Cikaqi.
Ky memorandum ka për qëllim bashkëpunimin e palëve lidhur me funksionalizimin e shërbimeve specialistike mjekësore në Qendrën Mjekësore të FSK-së, për një periudhë një (1) vjeqare sipas kushteve të parapara në këtë marrëveshje.
Përmes këtij Memorandumi, SHSKUK merr përsipër të përkrahë dy (2) herë në muaj QMFSK, në realizim të shërbimeve specialistike mjekësore me personel mjekësor specialisik, teknikë dhe infermier/e, në fushën e Kardiologjisë, Pulmologjisë, Oftalmologjisë, ORL-së, Ortopedisë, Gjinekologjisë, Radiologjisë, Biokimisë, Psikiatrisë, Reumatologjisë. Gastroenterologjisë, Fizioterapisë, Pediatrisë, Endokrinologjisë. Hematologjisë, Neurologjisë, Mjekësisë sportive dhe Shërbime tjera që ofron
SHSKUK, sipas mundësive dhe nevojës.
Poashtu, SHSKUK do të ofrojë përkrahje për pjestarët e FSK-së në vizitat mjekësore që ata i realizojnë në njësitë përbërse të saj.
Dy palët do të caktojnë një zyrtar përkatësisht oficer në cilësinë e pikës ndërlidhse, për të koordinuar të gjitha veprimet lidhur me sigurmin e shërbimeve shëndetësore në pajtim me këtë marrëveshje dhe autorizimet zyrtare sipas ligjit në fuqi.
Personeli mjekësor, teknikët dhe infermierët nga SHSKUK do të kryejn shërbime mjekësore specialistike dy(2) herë në muaj në QMFSK.
Shërbimet mjekësore do të kryhen në objektin e QMFSK- së dhe sipas nevojës në klinikat përkatëse në QKUK ose Spitalet e Përgjithshme.