ShSKUK-ja dhe FSShK-ja takohen për bashkëpunim
07 shtator 2022
| 13:44
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka pritur në takim kryetaren e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në takim është diskutuar për mbarëvajtjen e punës në kuadër të institucioneve shëndetësore që janë në varësi të ShSKUK-së.
Gjatë takimit u vlerësua puna e punëtorëve shëndetësorë, përderisa u tha se po punohet për mirëqenie me të mirë të tyre.
Të dyja palët u pajtuan që në të gjitha grupet punuese në kuadër të ShSKUK-së, me qëllim të informimit të drejt dhe shtyrjes para të proceseve, të ketë edhe një përfaqësues nga FSShK.