SHSKUK-ja do të mbështesë Spitalin e Mitrovicës
Drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ka vizituar të enjten Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, “dr. Sami Haxhibeqiri”.
Në takim me menaxhmentin dhe stafin, ai ka shprehur mbështetjen e SHSKUK-së për zhvillimin e projekteve për këtë spital.
Në takimin e sotëm me ushtuesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv, Dr. Enis Istrefi, drejtori i SHSKUK-së, ka dhënë perkrahje për resurse humane, Infrastrukturë të jashtme dhe pajisje mjekësore të modernizuara.
Është diskutuar mes tjerash, edhe për ndërtimin e Ambulancave Specialistike, kompletimi i objektit të ri të Repartit të Hemodializës dhe hapja e objektit të Repartit të Pediatrisë, ku të gjithë fëmijëve të qytetit të Mitrovicës do t’u ofrohen shërbime ambulantore specialistike dhe spitalore kualitative.