
ShSKUK-ja falënderon mjeket, infermieret dhe punëtoret për kontributin e dhënë
06 mars 2020
| 14:43
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka falënderuar mjeket, infermieret dhe punëtoret e administratës për kontributin që kanë dhënë dhe po japin, për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët.
Ai ndër të tjerash, ka deklaruar se puna dhe kontributi i gruas nuk duhet të vlerësohet vetëm për 8 mars, por gjithmonë.