ShSKUK-ja furnizohet me 26 ultrazë për spitale dhe klinika

11 tetor 2019 | 14:15

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) është furnizuar me 26 ultrazë për nevojat e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Pacientët, por edhe stafi mjekësor më nuk do të ketë mungesë të pajisjeve të tilla për diagnostikim të mirë. Këto pajisje kanë kushtuar 338 mijë e 900 euro.

Dy ultrazë do të shkojnë në Spitalin e Mitrovicës, dy në atë të Vushtrrisë, dy në Ferizaj, dy në Gjilan, dy në Prizren, dy në Gjakovë dhe dy në Spitalin e Pejës.

Dy ultrazë do të dërgohen në Klinikën e Gjinekologjisë, një në Kirurgji Abdominale, tri në Klinikën e Radiologjisë, një në Urologji, një në Emergjencë, një në Gastroenterologji me Hepatologji dhe një në Klinikën e Anetezionit dhe Mjekimit Intensiv, një në Fiziatri dhe një në Nefrologji.

ShSKUK ka inicuar procedurat për blerje edhe të pajisjeve të tjera që janë të domosdoshme për pacientët.

Fotografia e QKUK- Shskuk  info

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deontay Wilder ka këmbëngulur se gatishmëria e tij për t’i…