ShSKUK-ja furnizohet me enoxaparinë

22 dhjetor 2020 | 16:44

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) është furnizuar me Enoxaparinë që është produkt i njëjtë si Fraxiparina. Ky ilaç përdorët për trajtimin e Covid-19.

Ilaçi në fjalë përdorët për rregullimin e koagulimit të gjakut, i cili ka munguar për disa ditë në tregun farmaceutik  të Kosovës.

“Ju njoftojmë që momentalisht jemi furnizuar me Enoxaparinë të dozës 0.6mg/ml. Jemi në pritje te liferimit edhe për doza tjera”, kanë konfirmuar për “Klan Kosovën” nga ShSKUK-ja.

Kërkesat për këtë ilaç janë të mëdha nga qytetarët që kanë familjarë të prekur nga Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se…