ShSKUK-ja furnizohet me ilaçin Remdesivir
15 shtator 2021
| 14:54
Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19.
Kjo është hera e parë që ShSKUK-ja furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i pandemisë Covid-19, në Kosovë.
Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç.
Msh-ja ka liferuar 7,920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK.