SHSKUK-ja mbështetë funksionalizimin e dializës në Rahovec
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, i shoqëruar nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, dr. Afrim Avdaj, kanë vizituar Komunën e Rahovecit.
Në takim me kryetarin e komunës, Smajl Latifi dhe drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Samir Mustafa, kanë diskutuar për funksionalizimin e shërbimit të hemodializës në këtë komunë.
Drejtori Sejdiu ka ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e SHSKUK-së për të funksionalizuar sa më shpejt shërbimin e dializës në këtë komunë, në mënyrë që pacientët e Komunës së Rahovecit të mos drejtohen për dializë në Spitalin e Prizrenit.
Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Prizrenit do të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve të dializës në këtë komunë.
Ky shërbim pritet të filloj së shpejti.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajli Latifi, dhe drejtori i Shëndetësisë, Samir Mustafa, kanë falënderuar drejtorin Sejdiu për përkrahjen e ofruar për funksionalizim të shpejtë të shërbimit të dializës në Rahovec.
/Epoka e re/