
ShSKUK-ja me investime moderne në Spitalin e Mitrovicës
15 nëntor 2019
| 14:41
Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës po krijon hapësirë të re për Njësinë e Sterilizimit, e cila, deri tash, ka funksionuar në kushte të rënda.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka ndarë mjete të mjaftueshme që sterilizimi të ketë një infrastrukturë dhe pajisje moderne.
Njëra prej tyre është edhe sterlizatori me avull i teknologjisë së fundit, me një kapacitet prej 60 litrash.
Pranë saj, janë vendosur dhomat e zgjimit dhe hapësirat për mjekët anesteziologë. Punimet janë në fazën përfundimtare dhe pritet të kryhen shpejt.
/Epoka e re/