ShSKUK-ja: Në Klinikën Infektive sot nuk kishte të vdekur nga Covid-19

08 qershor 2020 | 18:33

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) sqaron se informatat e publikuara nga disa portale, se në Klinikën Infektive kanë vdekur dy pacientë të diagnostikuar me Covid-19, nuk qëndrojnë.

“Klinika Infektive e QKUK-së, njofton se asnjë nga pacientët me Covd-19 nuk ka vdekur në këtë klinikë dhe informatat e publikuara pa verifikim paraprak nga klinika nuk janë të vërteta”.

“Pacientja 74-vjeçare, e cila ka vdekur sot në kuadër të Klinikës Infektive ka rezultuar negative në testet e fundit, pra ka qenë e shëruar nga Covid-19, por ka vazhduar mjekimin pasi ka pasur probleme të tjera shëndetësore”, është bërë me dije në njoftimin e ShSKUK-së.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent…