ShSKUK-ja ngushëllon familjen me rastin e vdekjes së dr. Halil Tanaj

12 shkurt 2024 | 11:46

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka theksuar se me dhimbje dhe pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e mjekut të përkushtuar, e të shquar, dr. Halil Tanaj.

“ShSKUK, ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët me rastin e vdekjes së dr. Tanaj. Dr. Halili ishte profesionist i shquar, njeri human dhe e përkushtuar për ofrim të shërbimeve shëndetësore. Ai deri në momentet e fundit ishte përkrah pacientëve, ndaj të cilëve ishte shumë i përkushtuar. Familja humbi njeriun më të dashur, kurse ShSKUK-ja një profesionist me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale Dr. Halili, do të mbetet çdoherë në mendjet tona, si njeri dhe profesionist i përkushtuar, shembull që do të shërbejë për gjenerata të tëra, edhe pse fizikisht u nda nga ne!”, është thënë në njoftimin e ShSKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan e mposhti Napolin në “San Siro” me rezultatin…