ShSKUK-ja njeh testet rapide për punëtorët shëndetësorë
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka vendosur të njohë testet rapide për stafin shëndetësor. Ky vendim është marrë të enjten në Komitetin e ShSKUK-së, por të premten është bërë i ditur nga ky shërbim.
“Bazuar në konkluzionet e Komitetit të ShSKUK-së të datës 27 janar 2022 për ngritjen e gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me Covid-19 -Çdo të punësuari të ShSKUK-së ( personeli shëndetësor dhe jo shëndetësor) i njihet testi rapid si test konfirmues për Covid-19 pozitiv, por i njëjti duhet të bëhet brenda institucionit, të regjistrohet në librat e protokollit dhe të lëshohet raport me shkrim nga mjeku i klinikës, spitalit apo institucionit përkatës. Për rezultatet e testeve duhet të njoftohet IKShPK-ja konform normave rregullative”, ka njoftuar ShSKUK-ja.