ShSKUK-ja njofton për gjendjen e pacientëve me Covid
08 nëntor 2021
| 12:14
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 17 pacientë me Covid-19 dhe 33 me post-Covid janë duke u trajtuar në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas këtij njoftimi, 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi ndërsa 1 pacient është me maskë oksigjeni në mjekim intensiv.
Numri i pacientëve me Covid-19 dhe post-Covid, sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-Covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 me maskë oksigjeni
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë