ShSKUK-ja njofton për gjendjen shëndetësore të pacientëve me Covid
25 korrik 2021
| 12:47
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 94 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
“23 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje të rënduar shëndetësore”, është bërë me dije në njoftimin e ShSKUK-së.
Në QKUK, 82 pacientë të shtrirë, 14 prej tyre Covid-19 pozitivë
– Klinika Infektive, 32 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 49 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Në spitalet e përgjithshme, 12 pacientë, 9 prej tyre Covid-19 pozitivë, 8 me oksigjeno-terapi
– Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
– Spitali i Vushtrrrisë, 1 pacient
– Spitali i Gjilanit, 9 pacientë