ShSKUK-ja njofton për numrin e rasteve me Covid në spitalet e Kosovës
27 korrik 2021
| 12:46
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 88 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas ShKUK-së, 23 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe një është
në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 72 pacientë të shtrirë, 13 prej tyre Covid-19 pozitivë
– Klinika Infektive, 29 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë
Në spitalet e përgjithshme, 17 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë, 7 me oksigjeno-terapi
– Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
– Spitali i Pejës, 4 pacient
– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë