ShSKUK-ja përfiton pajisje mjekësore nga KFOR-i
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka përfituar donacion të pajisjeve mjekësore nga KFOR – MSU Carabinieri nga Italia.
Pajisjet e dhuruara do të shërbejnë për Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Neonatologjisë.
Donacioni përmban infratavolinë për Repartin Intensiv Pediatrik me dy respiratorë, për tre moduse infatil, pediatrik dhe adult, e po ashtu, dy monitorë transportues me pesë parametra.
Në ceremoninë e dorëzim – pranimit të donacionit morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ambasadori italian në Kosovë, Antello De Riu, u.d. drejtoresha e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu Raci, Gen. Luca PIPERNI (ITA) KFOR DCOM si dhe Komandanti i Karabinierëve KFOR MSU Koloneli Maurizio Mele.
Dr. Zejnullaju – Raci, u.d. drejtoreshë e ShSKUK-së, ka falënderuar shtetin italian dhe KFOR-in për këtë donacion shumë të nevojshëm për trajtimin e pacientëve.
Fjalë falënderimi për donacionet e vazhdueshme nga shteti italian tha edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili tregoi angazhimet konkrete për përmirësim të shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Ambasadori italian në Kosovë, Antello De Riu, përmendi bashkëpunimet dhe ndihmesat që ka dhënë shteti i Italisë për popullin e Kosovës, me theks të veçantë për Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe atë të Mikrobiologjisë, por edhe gjatë Pandemisë së Covid-19.
Për donacionin e sotëm, foli edhe gjeneral, Luca PIPERNI, nga KFOR-i italian, i cili tregoi për punën që kanë bërë deri në realizimin e donacionit dhe bashkëpunimet e më hershme.