ShSKUK-ja pranon donacion 100 mijë maska kirurgjike
08 maj 2020
| 12:47
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka pranuar donacion 100 mijë maska kirurgjike nga “ATS Group”, me seli në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Pronari i kompanisë që ka dhuruar këtë donacion është Sefket Demirovski, një mërgimtar i yni , i cili jeton në Turqi.
“Vlera e donacionit është 40 mijë euro. Donacioni është dhuruar përmes personit të autorizuar në Kosovë, z. Driton Shuki, pronar i kompanisë ‘Avicena’, i cili premtoi që do të ketë donacione edhe më të mëdha nga ky donator”, ka njoftuar ShSKUK-ja. (L.G: ‘Epoka e re’)