ShSKUK-ja shënon përmirësime në raportin e auditimit për vitin 2018

19 qershor 2019 | 12:17

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) sipas raportit zyrtar të auditimit të vitit 2018 të nxjerrë nga Zyra Kombëtare e Auditimit ka shënuar përmirësim në zbatimin e rekomandimeve të dhëna për vitin 2017.

Sipas raportit të vitit 2018 nga 19 rekomandimet e dhëna për vitin 2017 ShSKUK-ja ka zbatuar dhjetë rekomandime apo 52 për qind të rekomandimeve të përgjithshme.

Tetë rekomandime të tjera janë në fazë të zbatimit gjatë vitit 2019, përderisa me buxhetin e vitit 2020 do të zbatohet edhe rekomandimi i fundit.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të LDK-së kanë bërë homazhe…