ShSKUK-ja synon thellimin e bashkëpunimit me Institutin për Endokrinologji “Vuk Vrhovac” në Zagreb

18 nëntor 2022 | 09:42

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, priti në takim endokrinologun nga Universiteti i Zagrebit, prof.dr. Zelko Metelko dhe prof.dr. Dario Raheliç, drejtor i Institutit për Endokrinologji – Diabetologji dhe Sëmundje Metabolike në Zagreb.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Institutit për Endokrinologji “Vuk Vrhovac” dhe SHSKUK-së, përkatësisht Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, në drejtim të avancimit të kuadrove të kësaj klinike dhe mjekëve të rinj në specializim, sidomos në fushën e diabetologjisë dhe endokrinologjisë reproduktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të…