ShSKUK-ja tregon gjendjen e pacientëve me Covid

31 maj 2021 | 16:30

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar  se në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 158 pacientë.

Sipas raportit të datës 31 maj 2021, 65 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 102 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

 

Raporti sipas klinikave:

Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë:

4 pacientë janë në gjendje të rënduar

32 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

69 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë:

33 të konfirmuar pozitivë

33 me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Pejës, 18 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa së…