ShSKUK-ja tregon për gjendjen e pacientëve me Covid
12 nëntor 2021
| 11:47
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 12 nëntor 2021, janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga ta 12 të konfirmuar me Covid-19, ndërsa 24 të tjerë janë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient.
Numri i pacientëve me Covid-19 dhe post-Covid, sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë