ShSKUK-ja tregon për gjendjen e pacientëve me Covid
21 mars 2022
| 12:03
Pesëmbëdhjetë pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe tre të tjerë me post-Covid, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Me oksigjeno-terapi janë nëntë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen dy pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë