
ShSKUK-ja tregon për gjendjen e pacientëve në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka treguar për gjendjen shëndetësore të pacientëve me Covid, të cilët janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit të këtij shërbimi 119 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 80 prej tyre të konfirmuar Covid-19 pozitivë.
Raporti i plotë i ShSKUK-së:
6 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
119 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
80 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
82 me oksigjeno-terapi
Në QKUK, 70 pacientë të shtrirë, 35 prej tyre Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 37 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre Covid-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 16 pacientë
– Spitali i Pejës, 15 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient