ShSKUK-ja tregon për numrin e trajtimit të pacientëve me Covid
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat Covid në QKUK edhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 40 pacientë.
Sipas raportit të këtij shërbimit, prej tyre 15 janë të konfirmuar si Covid-19 dhe 25 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.
Raporti i plotë i ShSKUK-së:
Bazuar në raportimet e datës 3 dhjetor 2021 nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 40 pacientë, prej tyre 15 të konfirmuar si Covid-19 dhe 25 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.në mjekim intensive, kurse në mjekim intensive të Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient