SHSKUK-ja: Vërtetohet se dy kardiokirurgët lanë punën për angazhim në spital privat

08 janar 2020 | 08:44

“Ashtu siç kishte deklaruar dhe paralajmëruar më parë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, arsyet e vërteta pse  dy mjekët specialistë kardiokirurgë lëshuan punën në QKUK, ishte angazhimi i tyre në një spital privat, e që tashmë është vërtetuar nga ky spital”, është bërë me dije në njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas SHSKUK-së, për qëllime biznesore dhe personale, u veprua për ta dëmtuar imazhin e ndërtuar me punë dhe mund nga ana e QKUK-së, për Klinikën e Kardiokirurgjisë.

“Janë për qudi dhe habi, deklarimet e pa matura të disa deputetëve dhe politikanëve që dolën me deklarata të pavërtetuara dhe paverifikuar paraprakisht situatën reale.

SHSKUK-ja ka njoftuar se ka përkrahur dhe përkrahë mjekët që aftësitë e tyre profesionale t’i aplikojnë në praktikë, por nuk do të lejojë që të dëmtohet imazhi  i institucionit për përfitime të individëve të caktuar, që në plan të parë kanë përfitimet personale dhe jo ato institucionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Artan Murati ka deklaruar se është e papranueshme…