![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/qkuk-5.jpg)
ShSKUK-ja zbaton rekomandimet e IKShPK-së, përgjysmon shërbimet
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në një komunat gjatë ditës së djeshme ka rekomanduar që Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) të përgjysmojë të gjitha shërbimet dhe të ndalojë rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe Klinika.
Me këtë rast, ShSKUK-ja ka njoftuar se ky rekomandim ka gjetur zbatim që sot.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës zbaton të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Ju konfirmojmë se kemi pranuar rekomandimet e fundit për përgjysmim të shërbimeve dhe kemi obliguar të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve dhe njësive tjera të ShSKUK-së, t’i zbatojnë këto rekomandime. Po ashtu, kompania e sigurimit fizik edhe më parë është urdhëruar të ndalojë praninë e palëve brenda institucioneve”, ka bërë me dije ShSKUK-ja për “klankosova.tv”.