ShSKUK ka dy fjalë për Ilir Tolajn

26 gusht 2020 | 08:18

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka reaguar ndaj deklaratave të infektologut Ilir Tolaj, i cili tha se vdekjet nga Covid-19 po vijnë si pasojë e pakujdesisë në spitale dhe sistemit joadekuat në mjekimin intensiv.

ShSKUK ka deklaruar se këto akuza vijnë nga një njeri i cili nuk ka punuar me vite të tëra në sistemin shëndetësor, dhe në vend se ta mbështesë punën e mjekëve të cilët kanë humbur jetën, ai akuzon.

Reagimi i plotë nga ShSKUK:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës reagon ndaj deklaratës së Dr. Ilir Tolaj, i cili ka akuzuar stafin shëndetësor se nuk bën trajtimin e duhur të pacientëve me Covid.

ShSKUK njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se trajtimi i pacientëve me Covid nga profesionistët shëndetësorë po bëhet konform protokollit për trajtim të rasteve Covid, të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe shoqatat profesionale mjekësore që kanë hartuar protokolle specifike për trajtim të rasteve të tilla.

Akuzat vijnë nga një njeri që për vjet të tëra nuk është i kyçur në sistemin shëndetësorë në vend dhe nuk ofron shërbime për pacientët.

Ai akuzon mjekët, në vend se të mbështeste punën e tyre të mbingarkuar, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, në çdo moment të punës, madje disa nga mjekët kanë vdekur në shërbim të pacientëve.

ShSKUK, siguron qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët që kanë nevojë për të marrë shërbime shëndetësore, duke respektuar protokollet që janë në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 26 gusht 1998 artileria serbe vrau 11 anëtarë të…